Komisioni Evropian ka publikuar një “udhërrëfyes”, ku ka treguar planet për ta ndaluar varësin e Evropës ndaj energjisë ruse në vitet e ardhshme, ka raportuar “BBC”.
Sipas planeve, importi i të gjithë gazit dhe gazit të lëngshëm natyror nga Rusia për anëtarët e Bashkimit Evropian do të ndalohet deri në fund të vitit 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do ta lejojmë më Rusinë ta përdorë energjinë si armë kundër nesh... Nuk do të ndihmojmë më indirekt në mbushjen e arkave të luftës (të Kremlinit)”, ka deklaruar Komisionari Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, në një konferencë për shtyp në Strasburg të martën.
Si përgjigje ndaj planeve, zyrtari i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” të martën se Evropa është duke e “qëlluar vetën në këmbë”.
BE-ja ka premtuar t’i përfundojë marrëdhëniet e saja të energjisë me Rusinë, pasi kjo e fundit nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Një seri e propozimeve legjislative do të publikohen në qershor që kërkon nga vendet anëtare të BE-së të zhvillojnë “plane kombëtare” për tu larguar gradualisht nga gazi rus dhe importet e naftës, sipas Komisionit Evropian.
Shtetet anëtare të BE-së duhet të dorëzojnë strategji mbi zëvendësimin e importeve të naftës ruse deri në fund të 2027-s.
Vendeve po ashtu i është kërkuar që të vendosin strategji për ndalimin e importeve të uraniumit, uraniumit të pasuruar dhe materialeve të tjera nukleare që vinë nga Rusia.
Varësia e BE-së ndaj naftës, gazit dhe karburanteve nukleare ruse ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por blloku akoma importon sasi të mëdha të energjisë nga Rusia.
Sipas raportit, importet e gazit rus nga shtetet e BE-së kanë rënë nga 45% në vitin 2021 në 19% në vitin 2024.
Po ashtu importet e naftës ruse kanë rënë nga 27% në fillim të 2022-tës në 3% tani.
Sipas raportit duhet të punohet për të reduktuar varësinë e bllokut në furnizimet nukleare, produktet dhe shërbimet nga Rusia, pasi më shumë se 14% e uraniumit në BE u importua nga Rusia në vitin 2024.
Varësia e BE-së në gazin, naftën dhe karburantet nukleare ruse shkakton “rreziqe ndaj ekonomisë dhe sigurisë sonë” dhe e mbështet financiarisht ekonominë e luftës së Rusisë, shkruhej në raport.
Plani i veprimit përfshin gjithashtu plane për të ndikuar në “flotave në hije” që Rusia përdor - cisterna nafte “me pronësi dhe sigurim të paqartë” për të ruajtur eksportet e saj të naftës dhe për të anashkaluar sanksionet.