Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja i quan “të paligjshme” zgjedhjet në Bjellorusi, paralajmëron sanksione të reja ndaj vendit

Kaja Kallas

Foto: Associated Press

Bashkimi Evropian i ka qajtur zgjedhjet në Bjellorusi të dielën të paligjshme dhe ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj vendit që është aleat i Rusisë.

Bjellorusia ka mbajtur zgjedhje të orkestruara të dielën për t'i dhënë presidentit autokratik 70-vjeçar Aleksandër Lukashenko edhe një mandat, krahas tre dekadave të tij në pushtet, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Zgjedhjet e rreme në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira, as të drejta”, kanë thënë një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe qasjem në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, kanë thënë Kallas dhe Kos.

Ato i kanë kërkuar qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke e vlerësuar numrin e tyre në më shumë se 1,000, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

“Për këto arsye, si dhe përfshirjen e regjimit bjellorus në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sulmet e saj hibride kundër fqinjëve të saj, BE-ja do të vazhdojë të vendosë masa kufizuese dhe të synuara kundër qeverisë bjelloruse”, kanë deklaruar ato.