Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja aprovon 543 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

BE-ja aprovon 543 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar të mërkurën 543 milionë dollarë shtesë në formë të ndihmës për ushtrinë ukrainase, raportoi CNN-i.

Deri tani, BE-ja në total ka aprovuar 1.63 miliardë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën që ta forcojë mbrojtjen nga Rusia.

Paketa e re e ndihmës evropiane do të financojë sigurimin e pajisjeve dhe furnizimeve për Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat përfshijnë "pajisje mbrojtëse personale, pajisje të ndihmës së parë, karburante, si dhe pajisje ushtarake të dizajnuara për të ofruar forcë vdekjeprurëse për qëllime mbrojtëse", tha Këshilli Evropian në një deklaratë të mërkurën.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është thelbësore që të shtohet mbështetja ushtarake për Ukrainën.

“Ndërsa Rusia po përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është thelbësore që ne të vazhdojmë dhe të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, ka thënë Borrell.