Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja do të ndajë edhe 500 milionë euro për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të sigurojë 500 milionë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, sipas kryediplomatit të bllokut, Josep Borrell, raporton CNN të premten.

"Ne do të ofrojmë 500 milionë euro të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën," u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, gjatë rrugës për në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Weissenhaus në Gjermani.

G7 gjithashtu do të "ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë" për sa i përket sanksioneve ekonomike, sipas Borrellit.

Diplomati tha se ishte "optimist" se mund të arrihet një marrëveshje për një embargo të BE-së ndaj importeve të naftës ruse, duke theksuar nevojën për "të hequr qafe varësinë e naftës nga Rusia".

Grupi i kombeve më të pasura në botë do të diskutojë të premten gjithashtu dezinformimin e kohës së luftës dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, bëri të ditur Borrelli.

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për trajtimin e Rusisë, G7-a do të "paraqesë një front të bashkuar" dhe "do të dalë me një mesazh të fortë".

Artikuj të ngjashëm