Autoritetet turke thanë se kanë kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pasi një shpërthim vetëvrasës goditi objektin e Ministrisë së Brendshme në Ankara, ka raportuar BBC-ja të dielën.
Sipas Qeverisë turke, 20 objektiva u shkatërruan dhe shumë militantë nga grupi rebel “u neutralizuan”.
Nga hetimet e para është thënë se sulmi në mëngjesin e së dielës u krye nga një anëtar kurd që hodhi veten në erë, ndërsa sulmuesi i dytë u vra nga policia.
Në këtë sulm me bombë dy policë mbetën të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia kryen sulme ajrore mbi kurdët në Irak
-
Turqia sulmon për të dytën ditë caqet e militantëve kurdë në Siri dhe Irak
-
Sulmet ajrore turke vrasin 17 militantë kurdë në Irakun verior
-
Turqia thotë se vrau 13 militantë kurdë në veri të Irakut
-
Turqia sulmon caqet kurde në Irak pas vrasjes së ushtarit të saj