Banka Botërore do të japë ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarëshe për Ukrainën, duke e ndihmuar kështu “të mbajë shërbimet thelbësore dhe funksionet kryesore të Qeverisë në nivel kombëtar e rajonal”, raporton CNN.
Paratë, të siguruara nga SHBA-ja, do të ndihmojnë “dhënien e pagave për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e Qeverisë dhe mësimdhënësit, po ashtu pensionet për të moshuarit, pagat për nëpunësit publikë dhe programet sociale për të pambrojturit”.
“Në mes të luftës që po vazhdon dhe infrastrukturës që po vazhdon të shkatërrimet, përkushtimi ynë për të ofruar ndihmë urgjente për popullin e Ukrainës është më i fortë se kurrë”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. “Ky grant shtesë bujar i SHBA-së vjen në një kohë kritike, pasi Ukraina po përballet me ndërprerje të furnizimit me energji dhe mot të ftohtë. Banka Botërore do të vazhdojë të mobilizojë gjitha burimet e disponueshme për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës të përmbushë nevojat jetike për qytetarët e saj”.
-
Banka Botërore ndan 723 milionë dollarë për Ukrainën
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë
-
SHBA-ja ofron 1.3 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën