Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se SHBA-ja do të ofrojë pakon e re të ndihmave financiare për Ukrainën.
Pakon e ndihmave e ka konfirmuar në një konferencë të mbajtur në Londër, me të cilën i është përçuar mesazhi Rusisë se aleatët do ta ndihmojnë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Me pakon e re të ndihmave, SHBA-ja do t’i ofrojë Ukrainës 1.3 miliardë dollarë, përfshirë 500 milionë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Blinkeni ka thënë se për aq kohë sa Rusia do të vazhdojë shkatërrimin, SHBA-ja do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës.
Për shkak të obligimit të rëndësishëm për rindërtimin e Ukrainës, diplomatët dhe liderët politikë në këtë konferencë u kanë bërë thirrje kompanive private që të investojnë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e më shumë se 60 shteteve.
Edhe
SHBA-ja do t’i ndajë Ukrainës edhe 10 miliardë dollarë ndihmë
Banka Botërore ka vlerësuar se do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë për rindërtimin e Ukrainës.
Politikanët nga Evropa dhe SHBA-ja kanë premtuar se Rusia një ditë do të paguajë për dëmet e luftës – ani pse e dinë se kjo ditë mund të mos vijë kurrë.