Banka Botërore (BB) ka miratuar një paketë financimi urgjent prej 723 milionë dollarësh të kredive dhe granteve për Ukrainën ndërsa pushtimi rus po vazhdon, ka bërë të ditur ajo në një deklaratë të hënën.
Paketa përfshin një shtesë kredie prej 350 milionë dollarësh për një hua të mëparshme të Bankës Botërore.
Banka premtoi gjithashtu se do të punonte në krijimin e një pakete tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila do të shtrihet "në muajt e ardhshëm."
Në deklaratën e saj, BB-ja ka thënë se do të ofronte mbështetje shtesë për fqinjët e Ukrainës pasi ata pranojnë më shumë se 1.7 milionë refugjatë.
"Grupi i Bankës Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe rajonit. Ky është i pari nga shumë hapat që ne po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
-
Banka Botërore jep ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Banka Botërore ndihmon Ukrainën me 350 mln dollarë, premton më shumë mbështetje
-
Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën me 2.26 miliardë funte
-
Banka Botërore: Ukrainës i nevojiten 411 miliardë dollarë për rimëkëmbje
-
Banka Evropiane e Investimeve ia jep Ukrainës 500 milionë euro