Banka Botërore ka deklaruar se Ukrainës do t’i nevojiten të paktën 411 miliardë dollarë për rimëkëmbje dhe ndërtim, bazuar në dëmet e shkaktuara gjatë vitit të parë të pushtimit rus, raportoi të enjten “Bloomberg”.
Kjo shifër e dhënë se fundmi nga një vlerësim i përbashkët nga banka, qeveria e Ukrainës, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, është e barabartë me 2.6 herë më shumë se prodhimi i brendshëm bruto i parashikuar i Ukrainës për vitin 2022.
Vlerësimi ka zbuluar se pushtimi ka shtyrë 7.1 milionë njerëz në varfëri dhe ka përmbysur përparimin 15-vjeçar të zhvillimit.
"Kjo është një shifër kthjelluese dhe tregon shkallën e shkatërrimit dhe nevojën e vazhdueshme për mbështetje ndërkombëtare", ka thënë Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Banka Botërore kishte bërë një projeksion fillestar prej 349 miliardë dollarësh në shtator, bazuar në tre muajt e parë të luftës.
Dëmet nuk u përshkallëzuan aq sa mund të pritej pas tre muajve të parë për shkak të disa faktorëve, sipas Bankës Botërore. Ato përfshijnë konfliktin më intensiv që mbetet i kufizuar në zonat që tashmë janë përballur me dëme të konsiderueshme; disa nga nevojat e vendit tashmë janë plotësuar nga qeveria, së bashku me mbështetjen ndërkombëtare; dhe aftësinë e qeverisë për të mbajtur shërbimet thelbësore në qarkullim.
Edhe
Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar
Si pjesë e vlerësimit, Banka Botërore përcaktoi dëmet e drejtpërdrejta fizike në infrastrukturë dhe ndërtesa, si dhe ndikimin në jetesën e njerëzve.
Banka Botërore ka mobilizuar 20.6 miliardë dollarë për Ukrainën, duke përfshirë sektorët e shëndetësisë dhe transportit.
-
Rindërtimi i Ukrainës pas pushtimit rus mund të kushtojë rreth 350 miliardë dollarë
-
Duhen mbi 500 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës
-
Banka Botërore jep ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Lufta e Rusisë po i shkakton Ukrainës 4.5 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë vetëm në një javë