Pushtimi rus shkaktoi mbi 97 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në Ukrainë deri më 1 qershor, por mund të kushtojë rreth 350 miliardë dollarë për ta rindërtuar vendin, tregon një raport i publikuar të premten nga Banka Botërore, qeveria ukrainase dhe Komisioni Evropian, shkruan Reuters.
Raporti thotë se Ukraina kishte pësuar gjithashtu 252 miliardë dollarë humbje përmes ndërprerjeve në flukset e saj ekonomike dhe prodhimit, si dhe shpenzimet shtesë të lidhura me luftën, ndërsa zhvendosja e një të tretës së të gjithë ukrainasve pritej të rriste shkallën e varfërisë në 21%, nga vetëm 2% para luftës.
Në përgjithësi, raporti vlerësoi se nevojat për rindërtim të Ukrainës do të arrinin 349 miliardë dollarë, që nga 1 qershori, ose rreth 1.6 herë më shumë se produkti i brendshëm bruto i vendit 200 miliardë dollarë më 2021.
Nga kjo shumë, 105 miliardë dollarë nevojiteshin në një afat të shkurtër për të adresuar prioritetet urgjente, si rindërtimi i mijëra shkollave të dëmtuara ose të shkatërruara dhe mbi 500 spitaleve. Ishte gjithashtu e domosdoshme përgatitja për dimrin e ardhshëm, me gjasë shumë i rëndë, duke riparuar shtëpitë, rivendosur ngrohjen dhe duke blerë gaz.
Të gjithë numrat ishin paraprak dhe ka të ngjarë të rriten ndërsa lufta vazhdon, vuri në dukje raporti.
-
Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar
-
Duhen mbi 500 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës
-
Banka Botërore: Ukrainës i nevojiten 411 miliardë dollarë për rimëkëmbje
-
Lufta e Rusisë po i shkakton Ukrainës 4.5 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë vetëm në një javë
-
Banka Botërore: Dëmet në Ukrainë arrijnë në 60 miliardë dollarë