Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Azilantët tentuan të hyjnë në ambasadën e SHBA-së në Podgoricë

Foto: REL

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë e ka konfirmuar se një person ka tentuar të hyjë në oborrin e ambasadës dhe se policia malazeze ka reaguar menjëherë.

Siç i është thënë agjencisë MINA nga ambasada, sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

“Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi. Falënderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Podgoricë, shkruan RTCG.

Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale malazeze kanë bllokuar edhe rrugën përreth ambasadës.

Sigurimi i ambasadës së SHBA-së ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.