Duka i Yorkut “nuk mund të fshihet prapa pasurisë dhe mureve të pallatit” dhe duhet t’u përgjigjet akuzave për abuzim seksual të ngritura në një gjykatë amerikane, ka thënë avokati i akuzueses së tij për BBC-në.
Princi Andrew duhet që ta lejojë trupin gjykues të vendosë se çfarë ka ndodhur, ka theksuar David Boies, avokati i akuzueses Virginia Giuffre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka ngritur padi civile në New York, duke pretenduar se duka e kishte sulmuar seksualisht kur ajo ishte 17-vjeçare.
Duka vazhdimisht i mohoi pretendimet, ndërsa zëdhënësi i tij nuk ka pranuar të komentojë rreth rastit.
Avokati i paditëses tha se Giuffre - e cila ishte një prej akuzueseve të të dënuarit për krime seksuale, Jeffrey Epstein - tani dëshiron që gjykatësi dhe trupi gjykues t’i dëgjojë provat.