Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar eksportin e 250 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca” në vend.
Të enjten ishte hera e parë që janë përdorur rregulla të reja që lejojnë bllokimin e eksporteve nëse ofruesi i vaksinave dështon të përmbushë detyrimet e tij ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, raporton BBC.
Vendimi ka rritur tensionet midis kompanisë “AstraZeneca” dhe vendeve të BE-së mbi çështjet e furnizimit dhe vonesat e saj.
Kryeministri australian, Scott Morrison, ndërsa ka kërkuar rishikimin e vendimit, ka thënë gjithashtu se mund të kuptonte Italinë për shkak të situatës së rëndë që po kalon me pandeminë.
Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar mbi vendimin e Italisë nga BE-ja ose “AstraZeneca”, megjithatë thuhet se Komisioni Evropian e mbështet plotësisht këtë lëvizje.
-
Italia ia bllokon vaksinat Australisë, në përshkallëzimin e ri të situatës
-
BE-ja planifikon kontrolle më të forta në eksportimin e vaksinave anti-COVID
-
BE-ja pritet ta bllokojë eksportin e vaksinës “AstraZeneca” në Britani
-
“AstraZeneca” i vë sërish “bllokadë” Evropës për vaksina
-
Franca ndjek shembullin e Italisë, mund të bllokojë dërgimin e vaksinave