Komisioni Evropian ka propozuar kontrolle më të ashpra ndaj eksportit të vaksinave anti-COVID, pasi e ka akuzuar kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca se ka dështuar t’i përmbahet kontratës për të furnizuar me vaksina shtetet e Bashkimit Evropian.
Këto plane do të acarojnë edhe më tej marrëdhënien e BE-së me Britaninë e Madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇdo dërgesë do të inspektohet.
Ndërkohë, 29 milionë doza të AstraZenecas janë duke u inspektuar në një bastisje në Itali.
Qeveria e Italisë ka thënë se Policia italiane, më saktësisht ekipi shëndetësor i policisë ushtarake, ka “verifikuar” dozat e vaksinave në fabrikën në Anagni, në afërsi të Romës, fundjavën e kaluar me kërkesë të Komisionit Evropian.