Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes” nga presidenti Donald Trump ka paraqitur përfaqësues nga më pak se 20 vende, dhe asnjë nga aleatët tradicionalë të Evropës Perëndimore të SHBA-së.
Kombet e përfaqësuara në Davos anojnë shumë nga Lindja e Mesme dhe Amerika e Jugut, me udhëheqës nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai midis atyre që morën pjesë.
“Jemi vërtet të nderuar nga prania juaj sot”, ka thënë Trumpi, duke iu referuar atyre si “në shumicën e rasteve udhëheqës shumë të popullarizuar, në disa raste jo aq të popullarizuar”.
Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve është dukshëm më i ulët se 35, siç deklaroi një zyrtar i lartë i administratës për gazetarët në fillim të kësaj jave.
Dhe nuk përfshinte asnjë komb të Evropës Perëndimore, disa prej të cilëve kanë ngritur shqetësime mbi idenë e një bordi të dedikuar për paqen që mund të përfshijë kundërshtarë si Rusia aktualisht në luftë me një nga aleatët e tyre.
Themelohet Bordi i Paqes i Trumpit
Çka është Bordi i Paqes?Trumpi fillimisht e hodhi idenë e Bordit të Paqes si pjesë të...-
Britania s’do t’i bashkohet Bordit të Paqes të Trumpit shkaku i Putinit
-
Themelohet Bordi i Paqes, Trumpi zotohet të punojë bashkë me OKB-në
-
Themelohet Bordi i Paqes i Trumpit
-
Më shumë se 10 vende kanë pranuar t’i bashkohen Bordit të Paqes të Trumpit
-
Rusia vë në pikëpyetje funksionimin e Bordit të Paqes të Trumpit në raport me KS-në e OKB-së