Rusia ka vënë kërkuar të dijë të enjten se si “Bordi i Paqes” i presidentit amerikan, Donald Trump, do të funksiononte në raport me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka shërbyer si shtylla kryesore e përpjekjeve kolektive ndërkombëtare për paqe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Trumpi e ka propozuar për herë të parë këtë bord në shtator, kur prezantoi planin e tij për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë. Më vonë, ai ka thënë se mandati i tij do të zgjerohej për të trajtuar konflikte të tjera në nivel global, përpjekje që tradicionalisht mbikëqyren nga Kombet e Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetet e Bashkuara janë i vetmi anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i është bashkuar bordit. Anëtarët e tjerë të përhershëm të këshillit janë Rusia, Kina, Britania dhe Franca.
“Karta e Bordit të Paqes e përkufizon atë si një strukturë të re ndërkombëtare të krijuar për të zëvendësuar ‘mekanizmat që shpesh kanë rezultuar të paefektshëm’”, ka thënë zyrtari i ministrisë së Jashtme ruse, Kirill Logvinov, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Logvinov, drejtor i departamentit për organizatat ndërkombëtare në ministri, ka shtuar në një intervistë se mandati i bordit nuk e përmend fare Gazën.
“Është e qartë se kjo qasje ngre pyetje për mënyrën se si Bordi i Paqes do të bashkëjetojë me Kombet e Bashkuara dhe me Këshillin e Sigurimit të saj, i cili është i vetmi organ i njohur universalisht për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka thënë se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nuk është ftuar deri më tani në mbledhjet e bordit.
Karta e bordit thekson se ai do të ndërmarrë “funksione ndërtimi të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Kryetari i tij, Trump, do të ketë kompetenca të gjera ekzekutive, përfshirë aftësinë për të vendosur veto ndaj vendimeve dhe për të larguar anëtarë, me disa kufizime të caktuara.
Sipas OKB-së, përgjegjësia kryesore e Këshillit të Sigurimit është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.