Ka nisur në Washington takimi i parë i Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në këtë takim inaugures po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëmarrjen në Bord e kanë nënshkruar dhjetëra vende në muajin janar, gjatë një ceremonie në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.
Ndërkohë, vendet perëndimore kanë hezituar të bëhen pjesë, duke u bazuar në arsyetime të ndryshme.
Mirëpo në takimin inaugurues të së enjtes, disa prej tyre po marrin pjesë vetëm si vende vëzhguese.
Sipas planit të Trumpit për Gazën, që çoi në një armëpushim të brishtë në tetor, bordi do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës. Më pas, Trumpi ka thënë se bordi, me të si kryetar, do të zgjerohej për të trajtuar konfliktet globale.
Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut thonë se fakti që Trumpi do të drejtojë një bord për të mbikëqyrur çështjet e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale.
Trumpi ka thënë para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për rindërtim, një pjesë e vogël e rreth 70 miliardë dollarëve që vlerësohet se nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar pas dy vjetësh lufte.
Anëtarët pritet të shpallin angazhime për mijëra persona në forcat ndërkombëtare të stabilizimit dhe policisë për territorin.
“Kemi liderët më të mëdhenj në botë që po i bashkohen Bordit të Paqes”, u ka thënë Trumpi gazetarëve më herët këtë javë. “Mendoj se ka mundësinë të jetë bordi më me ndikim i krijuar ndonjëherë”, ka shtuar ai.
Bordi është iniciuar si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë. Por që nga armëpushimi i tetorit, vizioni i Trumpit për bordin ka evoluar dhe ai dëshiron që ai të ketë një mandat edhe më ambicioz, jo vetëm të përmbushë detyrën e vështirë për të arritur paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.
Megjithatë, përpara mbledhjes së parë të bordit, marrëveshja e armëpushimit në Gazë mbetet e brishtë dhe vizioni i zgjeruar i Trumpit ka ngjallur frikë se presidenti amerikan po synon të krijojë një rival të Kombeve të Bashkuara. Trumpi ka thënë më herët këtë javë se shpreson që bordi ta nxisë OKB-në “të veprojë më me energji”.
“Kombet e Bashkuara kanë potencial të madh”, ka thënë ai. “Nuk e kanë përmbushur atë potencial”.
Më shumë se 40 vende dhe Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se do të dërgojnë zyrtarë në takimin e së enjtes, sipas një zyrtari të lartë të administratës që nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht.
Gjermania, Italia, Norvegjia dhe Zvicra janë ndër në mesin e shumë vendeve që nuk i janë bashkuar bordit, por pritet të marrin pjesë si vëzhgues, ka thënë zyrtari.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim të nivelit të lartë të mërkurën mbi marrëveshjen e armëpushimit dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjeruar kontrollin në Bregun Perëndimor.
Seanca e OKB-së në New York ishte planifikuar fillimisht për të enjten, por është zhvendosur për një ditë para, pasi Trumpi njoftoi takimin e bordit për të njëjtën datë dhe u parashikua se kjo do të komplikonte planet e udhëtimit për diplomatët që synonin të merrnin pjesë në të dyja.