Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mblidhet të martën për të votuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vunë veton ndaj një rezolute të ngjashme, të propozuar në Këshillin e Sigurimit.
BBC-ja ka raportuar se drafti aktual i propozuar u paraqit nga një grup prej 20 vendeve arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik.
Asnjë vend s’ka të drejtë vetoje në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh. Megjithatë, për dallim nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse ato pasqyrojnë opinionin botëror.
Që nga nisja e luftës në Gaza, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë për të miratuat një rezolutë që kërkon një armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve mes 15 anëtarëve.
-
OKB-ja pritet të votojë për rezolutën që bën thirrje për armëpushim në Gazë
-
OKB-ja kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë takim urgjent për situatën në Gaza
-
SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza
-
SHBA-ja vë veto, s’kalon rezoluta për armëpushim në Gaza