Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese, e cila kërkon armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, raporton “BBC”.
153 shtete anëtare votuan pro, 10 kundër e 23 abstenuan.
Ishte përpjekja e dytë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të arritur një armëpushim humanitar në Gaza. Në tetor OKB-ja kishte bërë thirrje për armëpushim humanitar në një rezolutë e cila u miratua me 121 vota pro, 14 kundër e 44 abstenime.
“Edhe lufta ka rregulla”, ka thënë presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis.
Artikuj të ngjashëm
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim urgjent në Gaza
-
OKB-ja miraton rezolutën për pauza humanitare në Gaza
-
SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza
-
SHBA-ja vë veto, s’kalon rezoluta për armëpushim në Gaza
-
OKB-ja pritet të votojë për rezolutën që bën thirrje për armëpushim në Gazë