Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrin në 54 numri i viktimave nga uragani Ian, 47 prej tyre në Florida

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga uragani Ian që goditi SHBA-në dhe Kubën, raporton agjencia AP.

Së paku 54 persona raportohet se kanë vdekur: 47 prej tyre në Florida, katër në Karolinë Veriore dhe tre në Kuba.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tepër se 1000 janë shpëtuar nga zonat e vërshuara në bregdetin jugperëndimor të Floridas

Ndërkohë deri të shtunën mbrëma afro 1 milion shtëpi e biznese ende kanë qenë pa energji elektrike. Është ulur shifra, pasi kishte qenë 2.67 milionë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden, do të udhëtojnë në Florida të mërkurën.