Një aktiviste për të drejtat e grave në Arabinë Saudite u arrestua sepse kishte llogari në Twitter dhe Snapchat që mbronin reformat shoqërore por edhe kërkonte më shumë të drejta bazike brenda vendit.
29-vjeçarja akuzohet nga autoritetet saudite edhe për përdorimin e hashtagut “shoqëriaështëgati” – një thirrje për t’i dhënë fund rregullave që ngrenë burrat më lart në shoqëri.
Kjo është nga rastet më të fundit të sauditëve që arrestohen për shkak të rrjeteve sociale ose sfidimin e autoriteteve.
Llogaria e saj e paraqet atë si grua të re e cila e do sportin, artin, jogën, ndërsa promovon të drejtat e grave, raportoi Guardian.
Arabia Saudite ka kërkuar të projektojë një imazh të vendit liberal, si me veshjen dhe mundësinë që gratë të punojnë jashtë shtëpisë, por qeveria prapë se prapë ka shtypur gratë saudite që kanë kërkuar reforma.
-
Arabia Saudite liron amerikanin e dënuar për postime në Twitter
-
Një tjetër saudite dënohet për përdorim të rrjeteve sociale, 45 vjet burgim
-
Sauditja dënohet me 34 vjet burgim për përdorim të Twitterit
-
Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës
-
Dyshohet se hapi Facebook duke keqpërdorur të dhënat e një gruaje, arrestohet kaçanikasi