Botë

Një tjetër saudite dënohet për përdorim të rrjeteve sociale, 45 vjet burgim

twitter

Një tjetër grua e Arabisë Sauditë është dënuar me dekada burgim nga gjykata kundër terrorizmit për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale “për të prishur rendin publik”, sipas dokumenteve të marra nga një grup për të drejtat e njeriut, raportoi të martën The Guardian.

Nourah bint Saeed al-Qahtani u dënua me 45 vjet burgim pasi gjykata tha se ajo “përdori internetin për të prishur strukturën shoqërore të Arabisë Saudite”, thuhet në dokument.

Organizata Demokracia për Botën Arabe Tani (Dawn) publikoi dokumentet.

Pak detaje dihen për gruan, përfshirë moshën dhe rrethanat në të cilat u arrestua.

Ky lajm erdhi disa ditë pasi Salma al-Shehab, studente 34-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, u dënua me 34 vjet burgim për disa postime në Twitter.

Qahtani nuk duket se kishte llogari të vetën në Twitter.