Një shtetas amerikan është dënuar në Arabinë Saudite me 16 vjet burgim për shkak të disa postimeve kritikuese në Twitter, të cilat fokus kishin Qeverinë, i ka thënë BBC-së djali i tij.
Saad Ibrahim Almadi 72-vjeçar, i cili gjithashtu ka edhe nënshtetësinë saudite, është arrestuar në nëntor pasi kishte udhëtuar nga Florida në Riyadh për ta parë familjen e tij, shkruan BBC-ja të martën.
Djali i tij tashmë ka folur publikisht për herë të parë për rastin e babait të tij.
Ibrahim Almadi ka thënë se nuk dëshiron që babai i tij të vdes në burg.
Ai ka thënë se babai i tij po mbahet në kushte torture prej kur është arrestuar nga autoritetet saudite.
Gjykata saudite ka thënë se ai është burgosur pasi është gjetur fajtor duke tentuar që ta destabilizojë vendin dhe ka përkrahur grupet terroriste.
Ibrahimi ka thënë se e vetmja dëshmi që gjykata ka prezantuar janë 14 postime në Twitter.
Edhe
Arabia Saudite liron amerikanin e dënuar për postime në Twitter
Postimet kritikojnë partitë e vjetra të qytetit të Mekës dhe Jeddahs, duke përmendur gjithashtu edhe vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Saad gjithashtu është gjetur fajtor edhe për mosraportim të terrorizmit.
Gjykatësit kanë dashur që ta dënojnë atë me maksimumin e burgimit, 42 vjet, ka thënë ai.