Faqja e internetit Reddit ka ngritur të premten padi në gjykatën më të lartë të Australisë duke kërkuar të rrëzojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët në vend, duke e quajtur këtë veprim ndërhyrje në diskursin e lirë, raportoi të premten Reuters.
Kjo kompani me seli në San Francisko, e cila e rendit Australinë midis tregjeve të saj më të mëdha, tha në padinë e ngritur në Gjykatën e Lartë se ndalimi duhet të shpallet i pavlefshëm sepse ndërhyn në komunikimin e lirë që garantohet me kushtetutën e vendit.
Kjo padi është e dyta që është ngre brenda pak kohësh, pas asaj të dy adoleshentëve gjatë muajit të kaluar.
Suksesi i Reddit-it mund të hapë derën për platforma të tjera që të përballen me sfida të ngjashme.
Australia ka ndaluar qasjen në rrjetet sociale të fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 16 vjeç.
Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube janë ndër platformat të cilave u kërkohet të zbatojnë legjislacionin e ri.