Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se hapi Facebook duke keqpërdorur të dhënat e një gruaje, arrestohet kaçanikasi

Facebook

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Një person është arrestuar në Kaçanik të hënën nën dyshimin se ka hapur llogari në rrjetin social “Facebook” duke keqpërdorur të dhënat e një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vepra për të cilën është arrestuar i dyshuari është “ngacmim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai dyshohet se në Facebook hapi llogari duke përdorur emrin, mbiemrin e fotografi të viktimës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.