Policia në Haiti thotë se ata kanë arrestuar një mjek që ata besojnë se është një nga të dyshuarit kryesor në organizimin e vrasjes së presidentit Jovenel Moise javën e kaluar.
Ata thonë se Christian Emmanuel Sanon, një shtetas haitian 63-vjeçar, fluturoi në vend me një avion privat në fillim të qershorit me "motive politike".
Moise, 53 vjeç, u vra në rezidencën e tij më 7 korrik, nga 28 mercenarë të huaj, ka thënë policia më parë.
Gruaja e tij u plagos në sulm, dhe më pas fluturoi për në SHBA për mjekim.
Arrestimi i Sanon u njoftua në një konferencë policore të dielën në mbrëmje kryeqytetin Port-au-Prince.
Shefi i policisë së Haitit, Leon Charles, ka thënë se plani fillestar kishte qenë arrestimi i presidentit Moise, por "misioni më pas ndryshoi". Ai nuk dha hollësira të tjera.
-
E veja e presidentit të ndjerë të Haitit akuzohet në lidhje me vrasjen e tij
-
Varroset presidenti i vrarë i Haitit
-
Rreth 17 të arrestuar pas vrasjes së presidentit të Haitit
-
Vrasje, beteja të armatosura e arrestime: E ardhme e paqartë për Haitin
-
Katër të vrarë dhe dy të arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit