Policia në Zelandë të Re thotë se një grua në Kore të Jugut është arrestuar në lidhje me vrasjen e dy fëmijëve që janë gjetur në një valixhe muajin e kaluar, raporton BBC.
Në një rast që ka shokuar shtetin, trupat u zbuluan nga dy të huaj që kishin blerë valixhen nga një njësit magazinimi në Auckland.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupat ishin mbajtur për disa vjet. Policia e Koresë së Jugut ka thënë se viktimat ishin të moshës 7 dhe 10-vjeçare.
Zelanda e Re ka kërkuar ekstradimin e gruas nga Koreja e Jugut.
Policia zelandeze ka thënë se po punon nga afër me autoritetet jugo-koreane në tri javët e fundit në kërkim të gruas, që është në të 40-tat, pasi tha muajin e kaluar se besohet se e dyshuara besohet se është në Kore të Jugut.
Arriti të gjurmohet pasi u identifikuan viktimat, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.
“Të kemi dikë në paraburgim pas një periudhe kaq të shkurtër, ka qenë e mundur vetëm me ndihmën e autoriteteve koreane dhe koordinimit me to”, ka thënë detektivi Tofilau Fa’amanuia Vaaleua.
Gruaja është me prejardhje koreane, ndërsa kishte qenë e fshehur në një apartament në qytetin Ulsan. Ajo u kap të enjten në mëngjes.