Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen 9 persona në Gjermani e Holandë, dyshohen se planifikuan sulme terroriste

Nëntë persona nga Azia qendrore janë arrestuar në Gjermani dhe Holandë të enjten në lidhje me dyshimet se po planifikonin sulme terroriste, në linjë me ideologjinë e Shtetit Islamik, raporton agjencia AP.

Shtatë burra të arrestuar në Gjermani janë akuzuar për themelimin e një “grupi terrorist vendas” dhe për mbështetje të grupit të Shtetit Islamik, thanë prokurorët federalë gjermanë.

Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, kishin pikëpamje radikale islamike dhe hynë në Gjermani pothuajse në të njëjtën kohë, pak pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar.

Ka dyshime se vitin e kaluar, të njëjtit kanë formuar një grup që synonte të kryente sulme në Gjermani. Sipas prokurorëve, grupi ishte në kontakt me një degë të IS-it, “Provinca Khorasan e Shtetit Islamik”.

Anëtarët e saj kishin kontrolluar objektivat e mundshme në Gjermani dhe u përpoqën të blinin armë, por "nuk kishte asnjë plan konkret për sulm në kohën e arrestimit të sotëm", thanë prokurorët në një deklaratë.

Ndërkohë në Holandë, autoritetet thanë se një burrë 29-vjeçar nga Azia qendrore dhe gruaja e tij 31-vjeçare, të cilët jetonin në vend që nga viti i kaluar, u arrestuan me dyshimin për veprën penale “për përgatitje të sulmit terrorist”.

Edhe Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë Botë Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë

Burri dyshohet gjithashtu se u anëtarësua në grupin e Shtetit Islamik.

Policia dyshon se burri "ishte urdhëruar për planifikimin e një sulmi terrorist", tha shërbimi i prokurorisë në një deklaratë.

Prokurorët gjermanë thanë se personi i arrestuar në Holandë i përkiste grupit të formuar nga të dyshuarit e tjerë.