Dhjetëra fluturime nga dhe në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, janë anuluar të dielën për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë në Holandë pasdite, raporton agjencia “Reuters”.
Uebfaqja e aeroportit rreth mesditës ka treguar se 150 fluturime janë anuluar. Ndërkohë kompania ajrore holandeze “KLM”, ka njoftuar përdoruesit, se ka anuluar 65 fluturime nëpër Evropë të parapara për sonte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBora ka shkaktuar rrëmujë edhe në aeroportin e Mynihut, ku janë anuluar shumë fluturime.