Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit ka anuluar dhjetëra fluturime të parapara për të hënën si masë parandaluese, pasi pritet të ketë erëra të forta kur stuhia Isha ta arrijë Holandën, raporton agjencia “Reuters”.
Në një deklaratë të aeroportit të dielën është thënë se janë anuluar rreth 130 fluturime nga dhe për në Amsterdam dhe janë këshilluar udhëtarët të shohin online statusin e fluturimeve të tyre.
Kompania ajrore holandeze KLM, që është përdoruesi kryesor i aeroportit Schiphol, ka thënë se ka anuluar 65 fluturime evropiane të parapara të hënën.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroporti i Amsterdamit anulon 700 fluturime shkaku i borës dhe erës
-
Bora bllokon komunikacionin tokësor dhe ajror në Holandë
-
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të borës
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë
-
Aeroporti i Shkupit anuloi të gjitha fluturimet e mëngjesit, shkak mjegulla