Një burrë nga New York ka vdekur pasi pantallonat e tij u kapën në një derë metroje, duke e tërhequr zvarrë në shina dhe në shtegun e një treni që po afrohej.
Burri rreth të 30-ave po dilte nga një tren në stacionin Avenue M në Brooklyn, kur pantallonat e tij u kapën në një derë pak para mesnatës të së mërkurës, tha departamenti i Policisë i New Yorkut (NYPD) në një deklaratë, raportoi “The Independent” të enjten.
Ndërsa treni “Q” u tërhoq nga stacioni, burri u tërhoq në shina dhe u godit nga një tren tjetër me drejtim në veri, thanë autoritetet.
Burri u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Maimonides në Brooklyn, ku u shpall i vdekur.
Sistemi i transitit masiv i New York ka parë një rritje të incidenteve të ngjashme dhe dhunës këtë vit.
Edhe
Mister në metronë e New Yorkut, gjendet një këmbë njeriu
Të shtunën, një burrë u arrestua pasi dyshohet se kreu dy goditje të paprovokuara me thikë në trenin 7 në Queens, në harkun e 24 orëve.
Shifrat e krimit të publikuara javën e kaluar nga NYPD tregojnë se shkeljet në sistemin e transitit janë rritur me 53 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin e kaluar.