Në një stacion metroje në Brooklyn të New Yorkut janë dëgjuar të shtëna të martën, raportoi BBC. Nga rasti raportohet edhe për viktima dhe policia po heton.
Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të shmangin zonën dhe të presin vonesa. Të paktën katër linja treni thuhet gjithashtu se janë vonuar në të dy drejtimet.
Nuk dihet ende numri i viktimave nga incidenti, por Policia ka thënë se 13 persona janë dërguar në spital.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerë të gjakosur të shtrirë në dyshemenë e stacionit.
Mediat lokale raportojnë se disa pajisje, duke përfshirë eksplozivë të pashpërthyer, janë gjetur në stacion, duke cituar burime të forcave të sigurisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 10 personave në New York
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York
-
Mister në metronë e New Yorkut, gjendet një këmbë njeriu
-
Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, tre persona të lënduar