Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor “Gare de Lyon” në Paris dhe i dyshuari është arrestuar.

Policia në Paris ka bërë të ditur se dy viktima kanë marrë plagë të lehta nga thika ndërsa personi i tretë është më rëndë i lënduar, por jashtë rrezikut për jetë, shkruan TheGuardian.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit teksa identiteti i të arrestuarit nuk është zbuluar.

“I dyshuari nuk bërtiti asnjë slogan fetar gjatë sulmit të tij”, thuhet nga policia.