Metroja në New York është gjendur në një situatë tronditëse gjatë fundjavës pasi një këmbë njeriu është gjetur në njërën prej linjave të rrugës në Bronx.
Hetuesit po mundohen të përcaktojnë se kujt i përkiste këmba dhe si arriti në metro.
Autoritetet nuk mundën ta konfirmonin nëse këmba ishte e një burri apo gruaje, raportoi Guardian.
Zbulimi erdhi në mesin e disa incidenteve të tjera që ndodhën në metro, përfshirë një violonçelist i cili u godit nga një shishe dhe të shtëna masive në një stacion ku mbeti i vrarë një person.
Të hënën në mbrëmje, një 57-vjeçar u gjet i vdekur në një metro, ka thënë policia, ndërsa po hetohet shkaku i vdekjes së tij.
Edhe
Rihanna goditet nga dera në New York, ironizon truprojën për mosreagim
Të shtunën, një argument u kthye në dhunë në stacionin Queens Plaza pasi një turist brazilian u rrah. Sulmi erdhi dy ditë pasi një tjetër turist u pre në qafë në një sulm të paprovokuar në të njëjtin stacion.
Edhe pse janë shtuar forcat e sigurisë përreth, krimi në metro është rritur për 22% që nga fillimi i vitit.