Një pjesë e një ndërtese shumëkatëshe apartamentesh në New York City është shembur të mërkurën në mëngjes, duke e shndërruar pjesën e ndërtesës në një grumbull rrënojash.
Departamenti i zjarrfikësve të qytetit ka thënë se nuk ka ende raportime për të lënduar.
Ky departament ka thënë se po përgjigjej ndaj një raporti për një shpërthim gazi që shembi një bosht të ndërtesës 20-katëshe në Bronx.
Videoja nga vendi i ngjarjes tregon një ndërtesë shumëkatëshe me një cep të shembur nga kati përdhes deri në çati.
Videot nga banorët e afërt treguan një re pluhuri që ngrihej mbi bllokun pak çaste pas shembjes, e cila ndodhi rreth orës 8:10 të mëngjesit.
Ndërtesa është një banesë publike në pronësi të qytetit.