Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumëkatëshja jostabile rrezikon Konsullatën e Kosovës në New York

new york

Një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër në Manhattan është në rrezik shembjeje, dhe ka detyruar ndërtesat afër që të evakuohen, kanë njoftuar zyrtarët në New York. E fare pranë kësaj ndërtese është edhe Konsullat e Kosovës në New York.

Sipas raportimeve, ndërtesa është në rrezik të madh. Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se dëshmitarët kanë deklaruar që kanë vërejtur shkundje të objektit. Njësitet e zjarrfikësve që janë në terren, kanë thënë se ekziston rrezik për shembje lokale.

E kjo ndërtesë është e pozicionuar në rrugën “East 42nd”. Aty është edhe objekti i Konsullatës së Kosovës në New York.

Zëvendëskonsulli i Përgjithshëm, Besim Berisha, ka thënë për KOHËN se në zonat përreth objektit në fjalë nuk është lejuar të punohet të martën.

“Konsullata nuk është në objektin që ka pasur probleme (shembje e disa shtyllave dhe e disa kateve) por ne jemi ngjitur me atë objekt. Sot të gjitha objektet që janë në disa rrugë (rruga 42 dhe 42 në avenunë e dytë dhe të tretë) janë larguar dhe nuk janë lejuar të punojnë. Në objektin ku jemi ne, janë disa misione diplomatike dhe konsullore. Deri tani vazhdon të jetë e mbyllur ajo zonë”, ka thënë ai, rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Edhe Shembet një pjesë e një ndërtese shumëkatëshe në New York Botë 9 muaj më parë Shembet një pjesë e një ndërtese shumëkatëshe në New York

Sipas zyrtarëve, dy shtylla në katet 21 dhe 22 janë dëmtuar. Ndërtesa është 37 katëshe.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka raportime për të lënduar.