Një burrë nga Kalifornia, i cili kaloi më shumë se tre dekada pas hekurave për një vrasje që nuk e kreu, u shfajësua nga krimi, duke hapur rrugën për lirimin e tij nga burgu, shkruan NBC News.
Joaquin Ciria, i cili tani është 61 vjeç, u arrestua në vitin 1990 dhe u dënua për vrasje me armë zjarri në San Francisko bazuar në dëshmitë e rreme dhe sjelljen e keqe të policisë, tha prokurorja e qarkut të San Franciskos, Chesa Boudin, e cila pushoi çështjen kundër Ciria.
Çështja e Ciria shënoi shfajësimin e parë të nxitur nga Komisioni i Pafajësisë së Prokurorit të Rrethit, i cili u krijua nga Boudin më 2020 për të shqyrtuar rastet e mundshme të dënimit të gabuar.
Ciria u dënua për vrasje të shkallës së parë me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë zjarri të Felix Bastarrica, i cili u qëllua në kokë pas një debati në një rrugicë të San Franciskos.
Një hetim 18-mujor nga komisioni gjeti dëshmitarë dhe prova të reja dhe gjeti "një mori gabimesh" në mënyrën se si u trajtua rasti, duke përfshirë detyrimin policor për të folur ai që u konsiderua dëshmitar kyç, i cili ishte adoleshent në atë kohë.
-
Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje
-
Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer
-
Del i pafajshëm pas 38 vjetësh amerikani që u dënua gabimisht për vrasje
-
Qëndroi 28 vjet në burg për një vrasje të cilën nuk e kreu, lirohet amerikani
-
Vritet amerikani që u lirua nga burgu pasi që ishte dënuar për gjashtë vrasje