Kriza energjetike ka detyruar Gjermaninë që të kthejë në përdorim thëngjillin dhe për këtë ka zgjeruar minierën në perëndim të shtetit, mirëpo ky vendim është kundërshtuar nga ambientalistët që janë barrikaduar për të pamundësuar rrënimin e fshatit
Policia gjermane ka larguar aktivistët që kishin bllokuar një fshat në perëndim të Gjermanisë në përpjekje për të parandaluar rrënimin e shtëpive për të zgjeruar minierën e thëngjillit.
Policët kanë arritur në fshatin Luetzerath, i cili është bërë epiqendër e debatit në lidhje me përpjekjet e Gjermanisë në betejën kundër ndryshimeve klimatike.
Aktivistët në mbrojtje të ambientit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.
Policia kishte njoftuar për aksionin dhe se do të rrethonte zonën.
Edhe
Greta Thunberg arrestohet në protesta në Gjermani
Ata u kanë ofruar mundësi njerëzve që të largoheshin pa përdorimin e masave policore. Rreth 100 aktivistë janë barrikaduar në përpjekje për të bllokuar hyrjen e policisë në fshat.
Ambientalistët kanë thënë se shkatërrimi i fshatit për t’i liruar hapësirë minierës së thëngjillit do të shkaktonte emetim të madh të dyoksidit të karbonit.
“Çdo metër e këtij ekskavatori është krim dhe fyerje për shumë njerëz në jugun global që po i tkurret ambienti i jetesës, sepse nuk kanë ushqim dhe ujë. Shumë shpejt do të kemi këtë situatë në Gjermani. Disa kilometra nga këtu kemi përjetuar përmbytje dhe njerëzit kanë humbur shtëpitë e tyre”, ka thënë aktivistja Lakshmi Thesasagayam.
Ambientalistët kanë insistuar se thëngjilli nuk është i nevojshëm për energji elektrike.
Edhe
Dy të arrestuar në protestën afër Kolnit në Gjermani
“A dëshiron Qeveria që të vazhdojë kjo? Po, për këtë arsye sot ka shumë policë kundër protestës sonë legjitime. E dimë se nuk na duhet thëngjilli për të krijuar siguri energjetike në Gjermani dhe Evropë. Duhet të mbajmë temperaturën 1.5 gradë që kanë synim politikanët dhe që të gjithë mund ta arrijnë”, ka shtuar ajo.
Qeveria gjermane ka insistuar se miniera është e nevojshme për sigurinë energjetike të shtetit.