Policia gjermane ka përdorur pajisje të avancuara për ta liruar një aktivist në Berlin pasi ai përdori ngjitës të fortë për t’u ngjitur në rrugë gjatë një proteste mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit.
Zyrtarët kanë punuar rreth gjysmë ore për ta çliruar aktivistin, i cili kishte përdorur ngjitës special që të mos mund të largohej nga forcat e rendit.
Pos pajisjeve, është përdorur edhe vaj i ullirit dhe ai i lulediellit për ta lehtësuar procesin e çkapjes.
Aktivistët e grupit “Gjenerata e Fundit” shpesh bllokojnë rrugët në Gjermani, duke kërkuar aksione drastike nga Qeveria e Gjermanisë kundër ndryshimit klimatik.
Policia ka konfirmuar se dhjetëra rrugë janë bllokuar në pjesë të ndryshme të Berlinit.
-
Aktivistët e klimës bllokojnë rrugët në Berlin
-
Aktivistët kundër ndryshimeve klimatike organizojnë një tjetër protestë në Berlin
-
Aktivistët klimatikë ngjyrosin Portën e Brandenburgut me ngjyrë portokalli
-
Në Gjermani, ku makina është mbret, protestuesit i frenojnë shoferët
-
Bastisen aktivistët e klimës në Gjermani për “formim të një grupi kriminal”