Kryeministri japonez, Fumio Kishida, shoqëroi të shtunën ambasadorin amerikan, Rahm Emanuel, në qytetin e tij të lindjes Hiroshima, për të nderuar 140.000 viktimat e bombës atomike të hedhur nga Shtetet e Bashkuara më 6 gusht 1945.
Sulmi i Luftës së Dytë Botërore bëri krahasime me kërcënimin bërthamor të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Kishida dhe Emanuel vendosën kurora për viktimat e bombës.
Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë të dytë tri ditë më vonë në Nagasaki, duke vrarë 70.000 persona të tjerë. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore dhe agresionit të saj gati gjysmëshekullor në Azi. Pasi vizituan Parkun Memorial të Paqes, Kishida dhe Emanuel shkëmbyen mendime për Ukrainën.
-
Nagasaki shënon 80-vjetorin e sulmit me bombë atomike
-
Letra sekrete, njerëz të avulluar dhe fjalë të ndaluara: Si e ndryshoi përgjithmonë botën 6 gushti 1945
-
Tsutomu Yamaguchi - i mbijetuar dy herë nga bombat atomike
-
Tetë dekada pas sulmit atomik në Hiroshimë, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit
-
Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe