Bashkimi Evropian nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili të martën mori detyrën për të pestën herë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka thënë se “kreu jonë i delegacionit, ambasadori i BE-së nuk është atje”. Sipas Stanos, ai është udhëzuar të mos shkojë, raporton AP.
Putini e ka nisur mandatin e tij të pestë në një ceremoni inaugurimi të martën, duke qenë lider i Rusisë edhe për gjashtë vjet të tjera, pasi i shkatërroi kundërshtarët e tij politikë, duke nisur një luftë në Ukrainë dhe duke e koncentruar gjithë fuqinë në duart e tij.
As ambasadorët e SHBA-së apo të Britanisë nuk kanë marrë pjesë në inaugurim.
Ambasada e SHBA-së ka thënë se ambasadori Lynne Tracy ishte “jashtë shtetit, në një udhëtim personal të paracaktuar”.
Ambasadori i Francës ishte prezent, sipas një diplomati francez i cili ka folur në kushtet anonimiteti.
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn
-
Putini thotë se nuk i pengon anëtarësimi i Ukrainës në BE
-
Putini uron Trumpin për inaugurimin e tij si president
-
Betohet Putini: Rusia rezistuese ndaj çdo kërcënimi
-
Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme