Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivistët kërkojnë lirimin e ariut që është mbyllur për vrasjen e një njeriu

Aktivistët për të drejtat e kafshëve po bëjnë thirrje për lirim të menjëhershëm të ariut femër që u zu pasi dyshohet se vrau një person në Itali, duke arsyetuar se testet tregojnë se vrasësi ishte mashkull.

Ariu dyshohet se ka mbytur Andrea Papin i cili u copëtua për vdekje ndërsa po vraponte përgjatë një shtegu malor pranë fshatit të tij, Caldes në Trentino.

Ariu JJ4 konsiderohet si “problematik” dhe u zu e u mbyll derisa një gjykatë të vendos për fatin e tij, shkroi Guardian.

Rasti e ka vënë përballë kryetarin e provincës së Trentinos, Maurizio Fugatti, i cili do që ariu të vritet, me aktivistët e kafshëve që po luftojnë për lirimin e tij.

Sipas ADN-së, shenjat e dhëmbëve në trupin e Papit ngjasonin me një ato të një ariu të rritur mashkull dhe jo të JJ4.

“JJ4 është e pafajshme”, ka thënë shoqata për kujdesin e kafshëve “Leal”.

Edhe “Arrestohet” ariu që vrau një vrapues në Itali Kuriozitet “Arrestohet” ariu që vrau një vrapues në Itali

Policia beson se Papi, i cili mori plagë në qafë dhe kraharor, kishte tentuar ta luftonte ariun. Testet e identifikuan JJ4, e cila më parë kishte sulmuar dy persona më 2020, si vrasësen.

Bashkë me lirimin e menjëhershëm të JJ4, “Leal” po kërkon edhe dorëheqjen e menjëhershme të Fugattit.