Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia në hall me arushën që mbyti një 26-vjeçar

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë protestuar në rrugët e Trentos në veri të Italisë, para se gjykata të vendosë për fatin e arushës që është akuzuar për vrasjen e një alpinisti në zonën malore të rajonit italian gjatë muajit prill.

Aktivistët paqësisht janë mbledhur në qendër të Trentos, teksa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të mbajnë duart larg arushës.

Gjykata administrative pritet që deri të premten të marrë vendim nëse do ta pranojë apo do ta refuzojë kërkesën për eliminimin e arushës.

Gjykata ka refuzuar dy kërkesa nga presidenti i provincës së Trentos për eliminimin e arushës që njihet si JJ4.

Andrea Papi, 26-vjeçar, ishte mbytur nga arusha teksa po vraponte në shtigjet malore më 5 prill.

Edhe Aktivistët kërkojnë lirimin e ariut që është mbyllur për vrasjen e një njeriu Botë Aktivistët kërkojnë lirimin e ariut që është mbyllur për vrasjen e një njeriu

Pasi arusha u identifikua si vrasëse e italianit, autoritetet kërkuan eutanazinë e saj, por grupet për të drejtat e kafshëve apeluan vendimin në gjykatë, e cila ka suspenduar vrasjen e arushës.

Arusha 17-vjeçare është në qendër të debatit në Itali se si të veprojnë autoritetet ndaj popullsisë në rritje të arushave të murrme, që dikur ishin afër zhdukjes, por tani janë shumuar falë një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian.