Katër persona kanë humbur jetën pas rrotullimit të autobusit në një greminë në Gazipasha të Turqisë.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet, autobusi ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar afër fshatit Dogança në autostradën Bingol-Diyarbakir.
Njësitet e ndihmës së shpejtë kanë reaguar shpejt dhe janë në vendin e ngjarjes, ka raportuar “CNNTurk”. Guvernatori i Bingolit, Ahmet Hamdi Usta, ka thënë se autobusi, i cili po udhëtonte nga Siraku për në Erzurum, nuk mundi të kthehej në një kthesë të fortë dhe doli jashtë kontrollit si pasojë e akullit dhe ra në një gropë.
Ai shtoi se në autobus ishin 44 persona duke përfshirë dhe stafin e autobusit, dhe sipas raportimeve të para, 4 persona kanë vdekur. 3 prej tyre tani gjinden nën autobus dhe një ka vdekur në spitalin shtetëror të Gençit. 24 të lënduar të tjerë janë dërguar në spitalin e njëjtë, dhe 8 të tjerë në spitalin e shtetëror të Bingölit. Po ashtu ai shtoi se ekipet po përpiqen të largojnë autobusin dhe të shpëtojnë të lënduar të tjerë.
-
Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi
-
Nëntë të vdekur pas përplasjes së autobusit në Turqi
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë