Qeveria e Spanjës i ka dhënë afat deri sot liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, për të qartësuar nëse ai e ka shpallur pavarësinë apo jo, pas referendumit në këtë rajon autonom.
Nëse ky lider i Katalonjës përgjigjet se e ka shpallur pavarësinë, atëherë qeveria qendrore në Madrid i ka dhënë mundësi që deri më 19 të këtij muaji ta tërheqë vendimin apo ballafaqohet me mundësinë që statusi aktual i Katalonjës të pezullohet.
Para dy ditësh, Puigdemont th ase ai e kishte “pranuar” pavarësinë, bazuar në rezultatet e referendumit të 1 tetorit, të cilin Spanja e ka vlerësuar si ilegal, ndërsa Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar.
Por, lideri i Katalonjës tha se ai dëshiron që parlamenti lokal ta shtyjë implementimin e pavarësisë “për pak javë” për të bërë përpjekje finale për fillim të negociatave me Spanjën.
-
Katalonja vendos sot për ndarje ose jo
-
Puigdemont nuk arrin të sqarojë qëndrimin e tij për pavarësi të Katalonjës
-
5 ditë afat Puigdemont-it për të deklaruar nëse ka shpallur pavarësinë e Katalonjës
-
Lideri i Katalonjës: Pavarësia e rajonit, çështje ditësh
-
Në Katalonjë mund të ketë protestat të dhunshme