Autoritetet spanjolle janë vënë në gatishmëri për protesta potencialisht të dhunshme në Katalonjë, ndërsa rajoni po pret verdiktin për burgosjen e mundshme të liderëve separatistë.
Gjykata Supreme e Spanjës pritet të shpallë deri më 16 tetor verdiktin e saj të shumëpritur në rastin e 12 udhëheqësve separatistë për rolin e tyre në referendumin e ndaluar dhe shpalljen e pavarësisë më 2017, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDënimi deri në 25 vjet është i mundur dhe akuzat përfshijnë rebelimin dhe keqpërdorimin e fondeve publike.
Të akuzuar janë: zëvëndëspresidenti katalonas Oriol Junqueras, 8 anëtarë të tjerë të qeverisë rajonale, ish-kryetarja e parlamentit rajonal të Katalonjës dhe drejtuesve të dy grupeve civile.