Afro 50 persona kanë vdekur dhe rreth 100 janë lënduar, pas një sulmi ajror në Birmani ku është shënjestruar një prej grupeve më të mëdha kryengritëse në këtë vend, raporton BBC.
Shifra e të vdekurve është dhënë nga koloneli Naw Bu, zëdhënësi i Ushtrisë për Pavarësinë e Kachinit (KIA).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitarët në Kachin State, në veri të Birmanisë, thonë se aeroplanët kanë hedhur tri bomba në një koncert të organizuar nga KIA në fshatin Kansi.
Fshatarët thonë se nuk pati paralajmërime para sulmit.
Dëshmitarët kanë njoftuar se kanë dëgjuar tri shpërthime të mëdha rreth orës 20:30 të dielën.