Sulmet ajrore të ushtrisë së Birmanisë në një fshat nën kontrollin e rezistencës pro-demokratike në veriperëndim të vendit kanë lënë të vdekur të paktën 17 civilë, përfshirë nëntë fëmijë, thanë banorët vendas dhe një grup për të drejtat e njeriut, raporton agjencia “AP”.
Sulmet e mëngjesit në fshatin Kanan në rajonin Sagaing, në jug të kufirit indian, gjithashtu plagosën rreth 20 njerëz. Një banor vendas që ndihmoi ka treguar se një avion luftarak hodhi tri bomba. Viktimat ndodheshin në ndërtesa pranë shkollës së fshatit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtria në Birmani vrau të paktën 53 persona
-
Njerëz të tmerruar e trupa kudo - pasojat e tmerrshme të sulmit ajror në Birmani
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Të paktën 24 të vrarë pasi parashutisti hedh bomba në festivalin budist të Birmanisë