Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Njerëz të tmerruar e trupa kudo - pasojat e tmerrshme të sulmit ajror në Birmani

Të afërmit po rikuperonin ende trupat e djegur dhe gjymtyrët e viktimave të vrarë në një sulm ajror ushtarak në një fshat në qendër të Birmanisë të mërkurën, një ditë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse që kur junta mori pushtetin përmes një grushtshteti dy vjet më parë.

Një dëshmitar okular, i cili u fsheh në një tunel gjatë sulmit, përshkroi një skenë tmerri teksa i afrohej vendit të sulmit ajror ushtarak, të fëmijëve që vdisnin, grave që bërtisnin dhe trupave të grumbulluar në tokë.

Të paktën 133 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë pasi junta ushtarake e Birmanisë bombardoi qytezën Kanbalu në rajonin qendror të Sagaingut të martën, tha për CNN-in ministrja e të drejtave të njeriut të qeverisë së rrezuar, Aung Myo Min.

Ndihmat e shpejta dhe ekipet mjekësore nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në vendin e sulmit sepse avionët ushtarakë kanë vazhduar të fluturojnë mbi qytet, megjithëse nuk ka pasur sulme të mëtejshme, tha Aung Myo Min.

Të paktën 20 fëmijë u vranë në sulm dhe 50 persona u plagosën, sipas grupit aktivist Kyunhla, i cili ishte në vendngjarje.

Edhe Të paktën 17 të vdekur në një sulm ajror në Birmani Botë Të paktën 17 të vdekur në një sulm ajror në Birmani

Rreth 300 njerëz ishin mbledhur në fshatin Pazigyi herët të martën në mëngjes për të festuar hapjen e një zyre të administratës lokale, tha një dëshmitar okular për CNN në kushte anonimiteti, sepse ai i frikësohet ndëshkimit. Familjet kishin udhëtuar nga fshatrat përreth për ngjarjen, ku ofrohej çaj dhe ushqim dhe që përkoi me fillimin e festimeve të Vitit të Ri Thingyan.

Ashtu si pjesa më e madhe e Sagaing, zona nuk është nën kontrollin e juntës ushtarake. Zyra e re e qytetit po hapej nën autoritetin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar (NUG), për popullin, si pjesë e rezistencës kundër juntës.

Pak para orës 8 të mëngjesit, një avion i juntës bombardoi fshatin ku po mbahej ceremonia, raportuan dëshmitarët okularë dhe mediat lokale. Një helikopter Mi35 më pas qarkulloi dhe qëlloi mbi fshatin disa minuta më vonë, tha dëshmitari okular për CNN.

“Kur mbërrita në vendngjarje, ne u përpoqëm të kërkonim njerëz ende të gjallë”, tha ai. “Gjithçka ishte e tmerrshme. Njerëzit po vdisnin (ndërsa po transportoheshin) me motoçikleta. Fëmijët dhe gratë. Disa humbën kokën, gjymtyrët, duart. Unë pashë mish në rrugë”,

Edhe Ushtria në Birmani vrau të paktën 53 persona Botë Ushtria në Birmani vrau të paktën 53 persona

Dëshmitari okular tha se pa dhjetëra trupa pas sulmit, duke përfshirë fëmijë deri në pesë vjeç. Ai tha se humbi katër anëtarë të familjes, dhe një fëmijë i vogël nga fshati i tij ishte në mesin e të vdekurve.

“Pashë shumë njerëz që dilnin për të kërkuar fëmijët e tyre, duke qarë dhe duke bërtitur,” tha ai.