Liderja e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, e ka shijuar dështimin e Friedrich Merzit në rundin e parë të votimit për t’u zgjedhur kancelar, teksa ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.
“Merzi duhet të tërhiqet dhe rruga duhet të lirohet për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë ajo para gazetarëve, duke e cilësuar rezultatin e sotëm si një “ditë të mirë për Gjermaninë”.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani ka vendosur ta shpallë partinë AfD si një organizatë të konfirmuar e ekstremit të djathtë.
AfD-ja akuzohet se mban qëndrime të hapura proruse dhe se gjithashtu kundërshton zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare AfD-ja doli e dyta duke marrë numrin më të lartë të votave në historinë e saj. Pas zgjedhjeve, AfD-ja madje ka prirë në disa anketa.
Parlamenti gjerman voton kancelarin e ri
Merzi dështon të sigurojë shumicën për kancelar të GjermanisëFriedrich Merz ka dështuar të marrë votat e...-
Merz e quan “katastrofë” rezultatin e CDU-së, por premton se do të qëndrojë në detyrë
-
Mbahen zgjedhjet në dy lande të tjera gjermane, Merzi nën presion të fortë
-
Merzi kërkon mbështetjen e partisë para testeve të reja zgjedhore në Gjermani
-
AfD-ja tallet me Merzin pas fitores: Njerëzit e shkatërruan partinë tuaj
-
Merzi akuzon AfD-në për thirrje për “spastrim etnik”